DEDIKIM

Dy sy të shndritshëm, veshur me premtime,
ëmbëlsojnë çdo skutë të fshehtë të botës sime.
Si xixëllonja vere vezullojnë, ndër avuj të nxehtë
në fluturim spërkasin shpresë, si fllad të lehtë.
Dy fjalë të ngrohta, mbështjellë me përkushtim
ngjallin çdo përgjumje të trupit tim.
Si pika mjalti mbi buzë tinguj shpërthejnë,
në lot shendi kristal, harmoni këmbejnë.
Dy duar të fuqishme, nga universi shtriqur,
rrëzojnë çdo mur para meje ngritur.
Si krahë shpendi, heshtur më rrethojnë,
në lartësi të kaltra botën më dedikojnë.

Your rating: None Average: 5 (4 votes)