Gjaku im magnetizuar, më ndan në copëza dhimbje.
Në kërkim derdhjesh, rrjedh furishëm e s’derdhet.
Tërbuar brenda meje, shpërthej në vaj e klithje.
Kripë e lagësht mi mbush poret, e nder sy prehet.
Perqafime të kuqe, etur lakmojnë genet e mia sot.
Vështrime te zbehta e përtace rrotulloj, pa fotografuar.
Lëvizje gjymtyrësh harbuar, shpërndaj më kot.
Ndrydh e kyç botën time, në pritje drithëruar.