Pergezoj...
luften me vetveten,
kenaqesine e hidhur ne mbarim,
thurjen e te menduarit te shurdher,
tradhetine e ngjyrave ne enderrim,
bindjen melankolike te deshperuar,
te zellit apo dhunes se tepruar,
shqetesimin e zhytur ne qetesi qorre,
udhetimin ne te panjohuren shetitore,
shfrimin e lodhjes se kerkuar me qiri
humbjen me dashje te vetvetes ne zili.