ZJARRI IM

Ne cilin kënd te ndërgjegjes ti mbështes fjalët,
ndërgjegjja fryrë pështyn për të mos plasur.
Asnje shpirt i ri a i vjeter para meje s’ndalet,
as diçka shurdhe të paktën me sy trashur.
Me dhimbte gjoksi e kurrizi tek thithja ajër.
Sa të shkreta ato udhëtime ne hapësirë.
I mblodha ashklat e mia në një vatër,
gjeta zjarrin e i mbajta nën zinxhirë.
Ku ta preh lëkurën nga zjarri djegur?
Enden pyetje ndër pëllëmbë të thata,
rezistoj per ca djersë përpjekjesh e etur,
përherë trembur e kurrë fshehur nga shtrëngata.
Rritur duke ruajtur prekjen e mëndafshte,
mbledhur ëndrrat thurur me ciltërsi.
Rroka flakën dashurova puthjen më të afshtë
I vetmi, i imi gërshetuar me mua ne përjetësi.

Your rating: None Average: 5 (4 votes)